Autoritetet franceze po përballojnë një situatë kritike ndërsa zjarret e mëdha pyjore vazhdojnë të përparojnë drejt Bordeaux, duke detyruar qindra mijëra banorë të braktisin shtëpitë e tyre. Fronti i zjarrit ndodhet aktualisht rreth 15 kilometra larg periferisë dhe 25-30 kilometra nga qendra e qytetit, sipas kryetarit të bashkisë, Thomas Cazenave, i cili përjashtoi për momentin nevojën për evakuim masiv urban.
Gjatë natës së së dielës, rreth 55 mijë banorë u larguan nga fshatrat e rajonit të Girondës, zonë e njohur për vreshtat e saj. Në total, mbi 220 mijë persona kanë braktisur banesat e tyre vetëm në jugperëndim të Francës, ndërsa në të gjithë Evropën, veçanërisht në Francë e Spanjë, numri i evakuuarve tejkalon 330 mijë njerëz.
Rreth 42 mijë hektarë tokë kanë përfunduar në flakë në jugperëndim francez, duke e renditur këtë si një nga zjarret pyjore më shkatërruese që nga Lufta e Dytë Botërore. Që nga fillimi i vitit, zjarret kanë djegur afërsisht 98 mijë hektarë në mbarë Francën. Drejtues të operacioneve të shuarjes paralajmërojnë se flakët po gjenerojnë erëra dhe vorbulla vetjake, duke e bërë situatën jashtëzakonisht të paparashikueshme.

Leave a Reply