Kryeministri iu kërkoi “besën” shqiptarëve/ Ish-zv.ministri socialist, Arben Isaraj “shpërthen” ndaj Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më!

Ish-zëvendësministri i Drejtësisë, Arben Isaraj, ka drejtuar një mesazh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në qendër të vëmendjes vlerat e besës, besimit dhe ndershmërisë në qeverisje. Nëpërmjet një postimi publik, ish-zyrtari socialist thekson se çdo shoqëri e qytetëruar ngrihet mbi një kapital moral të padukshëm, por të pazëvendësueshëm, pikërisht besimin.

Sipas Isarajt, ky besim nuk fitohet nëpërmjet fjalëve, por ndërtohet me karakter, ndershmëri dhe përgjegjësi. Ai paralajmëron se gënjeshtra, edhe kur sjell përfitime të çastit, lë plagë të thella në marrëdhëniet njerëzore dhe prish integritetin moral të individit. Në kulturën shqiptare, vëren ai, ky parim mishërohet veçanërisht në konceptin e besës, e cila simbolizon jo vetëm mbajtjen e fjalës, por edhe përgjegjësinë për të qenë i vërtetë.

Isaraj mbyll mesazhin e tij me një krahasim domethënës: “Besa dhe besimi janë si qelqi: një gënjeshtër i thyen, por nuk i kthen më si ishin”. Vetëm mbi themelet e së vërtetës dhe ndershmërisë, sipas tij, mund të ndërtohen institucione të besueshme dhe një shoqëri e drejtë.

Kursi i këmbimit

auto
USD82.21 L
EUR93.69 L
Përditësuar: 27.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Chelsea është në bisedime për të nënshkruar sulmuesin Danny Welbeck, 35 vjeç, i cili dëshiron të bashkohet me trajnerin e ri Xabi Alonso në Stamford Bridge.

• Real Madrid po zhvillon bisedime për rinovimin e kontratës me Vinicius Jr, ndërsa Arsenal ka treguar interes për lojtarin.

• Futbolli anglez do të zbatojë një provë për të eliminuar përjashtimin taktik të portierit këtë sezon.
Përditësuar: 27.07.2026

Sot në histori

auto

1974 – Skandali i Watergate: Komisioni Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve voton 27 me 11 për të rekomanduar artikullin e parë të akuzës për shkarkimin (për pengim të drejtësisë) kundër Presidentit Richard Nixon.

1983 – Black July: Tetëmbëdhjetë të burgosur politikë tamil në burgun me siguri të lartë Welikada në Colombo vriten nga të burgusurit sinhalezë, e dyta e tillë massakre në dy ditë.

Video e ditës

auto
Qindra të veshur me të kuqe rikrijojnë kërcimin Wuthering Heights të Kate Bush
Përditësuar: 27.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: The Portable Antiquities Scheme, Frank Basford, 2018-04-04 09:49:23 · An incomplete and corroded possibly base or plated silver Roman denarius of Elagabalus (AD 218-222), dating to the perio…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading