4 mijë të prekur nga epidemia në Gostivar/ Gjendja drejt përmirësimit, uji ende i papërdorshëm. Flasin kryeministri dhe ministri i Shëndetësisë

Situata shëndetësore në Gostivar po shënon shenja qetësimi, njoftoi ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Sasho Klekovski, gjatë një vizite në Spitalin Special për Sëmundje të Mushkërive në Leshok. Numri i rasteve të reja ka rënë ndjeshëm, duke arritur në rreth 80 raste ditore, pothuajse dyfish më pak krahasuar me ditët e mëparshme. Gjithsej janë prekur rreth 4 mijë persona, ndërsa 750 raste janë klasifikuar si sëmundje ngjitëse. Pavarësisht tendencës pozitive, uji i ujësjellësit të Gostivarit mbetet i papërdorshëm, as për qëllime teknike, pasi niveli i klorit nuk ka arritur standardet e kërkuara. Autoritetet po kryejnë matje të rregullta dhe leja për përdorim do të jepet vetëm pas konfirmimit zyrtar.

Në kuadër të hetimeve penale, gjykata ka urdhëruar 30 ditë paraburgim për tre të dyshuarit që akuzohen se instaluan në mënyrë të paligjshme një pompë në tubacionin kryesor, duke futur ujë të ndotur nga lumi Vardar në rrjetin e furnizimit. Akuzat parashikojnë dënim minimal prej katër vitesh burgim. Qeveria ka shpallur gjendje krize 30-ditore, ndërsa kryeministri Mickoski ka bërë të ditur se përgjegjësia kryesore është identifikuar, duke lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të hetimeve.

Kursi i këmbimit

auto
USD82.21 L
EUR93.69 L
Përditësuar: 27.07.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Chelsea është në bisedime për të nënshkruar mesfushoren e Brentfordit Jordan Henderson dhe sulmuesin e Brightonit Danny Welbeck.

• Mbrojtësi anglez John Stones është në bisedime të avancuara me Inter Milanin për të kaluar në klubin italian si lojtar i lirë.

• Futbolli anglez do të zbatojë një provë për të eliminuar pushimin taktik të portierit këtë sezon.
Përditësuar: 27.07.2026

Sot në histori

auto

1974 – Skandali i Watergate: Komisioni Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve voton 27 me 11 për të rekomanduar artikullin e parë të akuzës për shkarkimin (për pengim të drejtësisë) kundër Presidentit Richard Nixon.

1983 – Black July: Tetëmbëdhjetë të burgosur politikë tamil në burgun me siguri të lartë Welikada në Colombo vriten nga të burgusurit sinhalezë, e dyta e tillë massakre në dy ditë.

Video e ditës

auto
Qindra të veshur me të kuqe rikrijojnë kërcimin Wuthering Heights të Kate Bush
Përditësuar: 27.07.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: The Portable Antiquities Scheme, Frank Basford, 2018-04-04 09:49:23 · An incomplete and corroded possibly base or plated silver Roman denarius of Elagabalus (AD 218-222), dating to the perio…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading