Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar një bilanc të përditësuar mbi gjendjen shëndetësore të personave që kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve në protestat e ditëve të fundit në kryeqytet.
Sipas të dhënave zyrtare, në pavijonet e Spitalit të Traumës — kryesisht në atë të Ortopedisë — po marrin trajtim mjekësor 14 persona.
Mes pacientëve të shtruar numërohen pesë efektivë të Policisë së Shtetit, katër qytetarë kalimtarë, katër protestues, si dhe një gazetare e cila pësoi lëndime gjatë raportimit nga terreni.
Spitali bën me dije se asnjë prej të lënduarve nuk ndodhet në reanimacion, ndërsa vetëm një pacient i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja shëndetësore e të gjithë të shtruarve raportohet të jetë stabilizuar dhe paraqitet e mirë.


Leave a Reply