Përplasjet e dhunshme dhe trazirat e regjistruara përgjatë orëve të pasdites në kryeqytet kanë lënë një bilanc të lartë të lënduarish nga të dyja palët.
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) ka publikuar një njoftim zyrtar mbi personat e paraqitur për ndihmë mjekësore nga ora 17:00 deri në mbrëmje. Sipas të dhënave të përditësuara nga strukturat spitalore, në total kanë marrë ose po marrin kujdes shëndetësor 21 efektivë të Policisë së Shtetit dhe 13 protestues.
Në detajimin e rasteve sipas spitaleve, pranë Spitalit Universitar të Traumës (SUT) janë paraqitur 16 punonjës policie dhe 2 protestues, ndërsa në ambientet e QSUT-së po trajtohen 1 efektiv policie dhe 2 protestues të tjerë të lënduar gjatë përplasjeve. Bluzat e bardha vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë për t’u dhënë ndihmën e nevojshme të gjithë personave të dëmtuar.


Leave a Reply