Protesta kundër qeverisë ka hyrë në ditën e saj të 127-të, me tubime të zhvilluara përpara godinës së Kryeministrisë. Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve i bëri thirrje qytetarëve që të mobilizohen edhe përpara Kuvendit gjatë seancave plenare ku pritet të votohen nisma ligjore.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në tubim, protestuesi u shpreh:
“Prandaj ju bëj thirrje të gjithë njerëzve, njerëzve që e duan Shqipërinë me shpirt, të vijnë në shesh të protestojnë, jo vetëm në orët e mbrëmjes këtu para Kryeministrisë, por në çdo seancë parlamentare ku deputetët votojnë në ligje që e masakrojnë Shqipërinë.”
Më tej, ai njoftoi përshkallëzimin e protestave për ditën e nesërme në kuadër të seancës së radhës parlamentare, duke deklaruar:
“Nesër do të jetë dhe do të ketë shumë protesta, nga shumë njerëz në shesh dhe para Kuvendit të Shqipërisë. Ju bëj thirrje të gjithëve të bllokojmë parlamentin e krimit.”


Leave a Reply