Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar me rezultatin 1-1 përballë Austrisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të raundit të katërt të ndeshjeve.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në fragmentin e dytë të lojës skuadra e drejtuar nga Franco Foda shfaqi më shumë ngulmim në sulm.
Pas disa tentativave të njëpasnjëshme të Edon Zhegrovës dhe Veldin Hoxhës, rezultati u zhbllokua në minutën e 70-të përmes sulmuesit Fisnik Asllani, i cili shënoi golin e avantazhit pas një asistimi nga Zhegrova.
Vetëm tri minuta më vonë Kosova iu afrua golit të dytë, mirëpo goditja e Milot Rashicës u ndal nga shtylla. Në minutën e 85-të, pas një rivënieje anësore, Christoph Lang barazoi shifrat për përfaqësuesen austriake.
Me këtë barazim, Kosova mban vendin e dytë në grup me 5 pikë, 3 pikë më pak se Austria kryesuese.


Leave a Reply