Denoncimi i fortë i ekspertit të sigurisë: Serbët po spiunojnë ushtrinë shqiptare në Bizë dhe Kuçovë

Analisti i sigurisë Drizan Shala ka publikuar dëshmi shqetësuese se ushtria shqiptare po vëzhgohet prej kohësh nga një llogari serbe në rrjetet sociale. Në një analizë të botuar në Tirana Examiner, Shala zbulon se më 2 tetor llogaria “Dunav Intel” në platformën X, e cila i vulos fotografitë me cirilikë serbe, publikoi pamje të pretenduara si ekskluzive nga poligoni i Forcave të Armatosura në Bizë.

Në fotografitë e bëra nga një pikë mbi poligon gjatë pranisë së trupave, dallohen radhët e çadrave, kazerma të vjetra dhe kolona mjetesh taktike. Llogaria në fjalë pretendon se e vëzhgon Bizën prej më shumë se dy vitesh, ndërsa regjistron një nga një edhe fluturimet e dronëve ushtarakë shqiptarë “Bayraktar” nga baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, nëpërmjet kodeve të transponderit.

Analisti Drizan Shala e cilëson këtë veprimtari si pjesë të një përpjekjeje armiqësore:

“Kjo llogari është një pjesë e dukshme e një përpjekjeje më të gjerë për të vëzhguar Forcat e Armatosura shqiptare, me karakter armiqësor dhe në interes të Serbisë.”

Duke ndërlidhur ngjarjen me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në Ministrinë e Mbrojtjes, analiza e Tirana Examiner bën me dije se pajisja që po hetohet për procedurat e blerjes është pikërisht një sistem antidron, i cili do të shërbente për asgjësimin e mjeteve fluturuese mbi baza ushtarake.

Mbi rrjedhjen e të dhënave hetimore dhe situatën e krijuar brenda institucioneve të mbrojtjes, Drizan Shala përmbledh:

“Dikur pyetja ishte kush po e vëzhgon ushtrinë shqiptare. Tani është pse kaq shumë njerëz brenda Shqipërisë po ia bëjnë ushtrisë më të vështirë t’i ndalë ata që e vëzhgojnë. Punën e armikut po e bëjmë vetë.”

Rezultate Live

LIVE
UEFA Nations LeagueE plotë
France4–1Belgium
PËRFUNDUAR
UEFA Nations LeagueE plotë
Italy3–1Türkiye
PËRFUNDUAR
UEFA Nations LeagueE plotë
Bosnia & Herzegovina1–0Poland
PËRFUNDUAR
UEFA Nations LeagueE plotë
Romania0–1Sweden
PËRFUNDUAR
Sport Flash
  • Franca përmbys Belgjikën, Italia mund Turqinë
  • “Ne do jemi më të zemëruar se ata”, tekniku i San Marinos: Të godasim kundërshtarin, kënaqësi të luajmë në një stadium të tillë
  • Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria
  • UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
  • Trajneri i Irlandës i prerë, mesazh UEFA-s: Nuk duam të luajmë më me Izraelin
Kurioziteti i ditës

Pemët e lajtit nuk prodhojnë lande derisa të jenë të paktën pesëdhjetë vjeçe.

Pemët e lajtit kanë një periudhë të gjatë rritjeje përpara se të arrijnë maturitetin reproduktiv. Në vërtësi, mosha e saktë varet nga lloji i lajtit, por shumica fillojnë të prodhojnë fruta në moshën 20-40 vjeçare.

Oferta e ditës · 360AlbTours

Vlora Surroundings – Zvernec & Llogara National Park Tour

Nga 90€ / grup

Shiko detajet →

Video & Foto e ditës

Video e ditës

Eshtrat e sundimtarit mesjetar Car Samuel kthehen në atdhe në Bullgari pas 60 vjetësh

Dolly Parton: Një Jetë në Fotografi
Foto e ditës

Dolly Parton: Një Jetë në Fotografi

Dolly Parton, këngëtarja ikonike amerikane e muzikës country, fotografuar gjatë viteve ’70, me stilin e saj karakteristik dhe buzëqeshjen e njohur.

Më të lexuarat

Durrësi
Destinacioni i javës · 360AlbTours

Durrësi

Durrësi, qyteti më i lashtë shqiptar me rrënjë që shkojnë deri në Neolitin e Vonë, të fton në një udhëtim magjepsës nëpër shekuj historie dhe kulturë. Amfiteatri madhështor i shekullit të dytë, Termat Romake, Forumi Romak dhe muri i perandorit Anastas I Dicorus janë dëshmi të gjalla të një qytetërimi të pasur, ndërsa Torra Veneciane dhe kishat e lashta frymëzojnë me arkitekturën e tyre të rrallë. Muzeu Arkeologjik, Muzeu Etnografik dhe Galeria e Artit Pamor "Nikolet Vasia" ofrojnë thesare të paçmueshme për dashamirët e artit dhe historisë. Buzë Detit Adriatik, Durrësi të josh me atmosferën e tij unike — atje ku valët e detit përshëndesin monumente mijëravjeçare.

Shiko ofertat në 360AlbTours →

Sot në histori

1371

Beteja e Maricës

1399

Enriku IV shpallet mbret i Anglisë

1580

Admirali Francis Drejk kthehet ne Angli me thesar nga Spanja.

1777

Trupat britanike okupojnë Filadelfian gjatë Revolucionit Amerikan.

1954

Porositet nëndetësja USS Nautilus, i pari i lëvizur nga një reaktor nuklear

1960

Debati i parë televiziv mes kandidatëve për president në Çikago u zhvillua mes republikanit Riçard Nikson dhe demokratit Xhon Kenedi.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading