Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Mišetić, ka plplasur një bombë të vërtetë mediatike e juridike lidhur me procesin ndaj krerëve të UÇK-së.
Mišetić ka publikuar një video-incizim ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç pranon se u informua nga një “lider europian” për dënimin e ashpër të Thaçit disa ditë para vendimit.
Mbrojtja ngre dyshime të forta se lideri botëror i përmendur është pikërisht presidenti francez Emmanuel Macron, me të cilin Vuçiç u takua më 10 shtator në Paris.
Juristi ndërkombëtar pyet publikisht se si ka mundësi që shefi i Elizesë të kishte dijeni paraprake për vendimin sekret të Gjykatës Speciale.
Deklaratat e prapaskenave politike shpërthyen në një kohë kur Kosova është përfshirë nga protesta masive kundër dënimit me 81 vite burgim të ish-krerëve të UÇK-së.
Nga ana tjetër, presidentja e KE-së Ursula von der Leyen kërkoi nga Prishtina respektimin e plotë të aktgjykimit, duke insistuar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.
Zbulimi i komunikimeve konfidenciale mes Parisit dhe Beogradit ngre hije të rënda skandali mbi pavarësinë e procesit gjyqësor në Hagë.


Leave a Reply