Qytetarët zviceranë i drejtohen sot votimeve në një referendum historik mbi përkufizimin e neutralitetit të vendit në politikën e jashtme.
Në qendër të procesit është “Nisma për Neutralitetin”, e cila kërkon të ashpërsojë rregullat kushtetuese për ruajtjen e pozicionit neutral.
Propozimi synon t’i ndalojë Zvicrës anëtarësimin apo bashkëpunimin me aleanca ushtarake, si dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj vendeve në konflikt.
Debati është ndezur veçanërisht pas vendimit të qeverisë zvicerane për të zbatuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Përkrahësit e nismës, të udhëhequr nga Partia Popullore Zvicerane, argumentojnë se sanksionet e kanë larguar vendin nga neutraliteti tradicional që e mbron nga luftërat.
Nga ana tjetër, qeveria, parlamenti dhe shumica e partive pretendojnë se neutraliteti nuk duhet të nënkuptojë pasivitet përballë shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.
Në kushtet e kërcënimeve moderne si sulmet kibernetike dhe lufta hibride, votuesit zviceranë do të përcaktojnë sot e anymen e pozicionit të tyre ndërkombëtar.


Leave a Reply