Protesta popullore e nisur prej muajsh ka hyrë sot në ditën e saj të 119-të radhazi, ku qytetarë dhe aktivistë janë grumbulluar sërish në rrugët e kryeqytetit për të kërkuar largimin e qeverisë.
Siç është bërë tashmë traditë çdo pasdite pas orës 18:30, tubimi ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit janë bashkuar me pankarta dhe thirrje të tilla si “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re” si dhe “Rama jep dorëheqjen”.
Pas grumbullimit fillestar në qendër të Tiranës, turma ka marshuar përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë. Aty po vijojnë fjalimet e aktivistëve dhe thirrjet e njëpasnjëshme kundër ekzekutivit.
Kërkesa kryesore e qëndresës mbetet e ndryshuar: dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i kushteve për një rotacion politik.


Leave a Reply