Rritja e fotovoltaikëve, OSSH studim për investimet në rrjetin e shpërndarjes sipas nevojës

Rritja e numrit të centraleve fotovoltaike dhe e konsumatorëve vetëprodhues po shton nevojën për të përcaktuar kapacitetet që mund të përballojë rrjeti shqiptar i shpërndarjes dhe ndërhyrjet e nevojshme për integrimin e prodhimit të ri.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, ka nisur procedurat për një studim që do të analizojë ndikimin e burimeve fotovoltaike në rrjet, kapacitetet ekzistuese për pranimin e prodhimit të ri dhe nevojat për fuqizimin e modernizimin e infrastrukturës.

Dokumenti parashikon gjithashtu analizimin e nevojës për planifikim të integruar të investimeve në rrjet mes OSSH dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, me synim absorbimin e gjenerimit nga burimet fotovoltaike.

Studimi do të vlerësojë potencialin për integrimin e impianteve të reja fotovoltaike duke analizuar kapacitetet aktuale të rrjetit, si dhe kufizimet teknike dhe ekonomike që mund të pengojnë shtimin e mëtejshëm të tyre. Analiza do të përfshijë tensionin, humbjet teknike, flukset e fuqisë, stabilitetin dhe sigurinë e operimit të sistemit.

Në rrjetin e tensionit të mesëm do të modelohen edhe skenarët me prodhim maksimal nga centralet fotovoltaike, duke matur ngarkimin e linjave dhe transformatorëve. OSSH kërkon që nga studimi të identifikohen konkretisht nevojat për fuqizimin dhe modernizimin e rrjetit, në mënyrë që ai të mund të pranojë kapacitete të tjera fotovoltaike.

Nevoja për këtë vlerësim vjen në një kohë kur numri i aplikimeve për lidhjen e impianteve PV dhe vetëprodhuesve është në rritje. Sipas OSSH-së, kjo ka shtuar angazhimin për planifikimin dhe operimin e rrjetit, ndërsa kompania po punon për rritjen e kapaciteteve absorbuese dhe zhvillimin e rrjetit inteligjent.

Situata aktualisht në shifra

Të dhënat e operatorit tregojnë se në rrjetin e shpërndarjes janë aktualisht 236 burime gjeneruese, me kapacitet total të instaluar prej 516.349 MW. Prej tyre, 51 janë impiante fotovoltaike, me fuqi të instaluar 136.716 MW, ndërsa 185 janë hidrocentrale, me kapacitet 379.633 MW.

Krahas prodhuesve, është zgjeruar edhe segmenti i vetëprodhuesve. Në fund të vitit 2025 në rrjet rezultonin të lidhur 3,551 konsumatorë vetëprodhues, me një fuqi totale të instaluar prej 286.25 MWp.

Studimi do të trajtojë veçmas këtë kategori, për impiantet fotovoltaike për vetëprodhim deri në 500 kWp. Ai duhet të hartojë një metodologji për llogaritjen e kapacitetit që mund të lejohet në pjesë të ndryshme të rrjetit dhe të vlerësojë mundësitë për rritjen e kapacitetit të injektimit të energjisë nga impiantet e vetëprodhuesve.

Një pjesë tjetër e projektit lidhet me procesin e aplikimit për lidhje. OSSH kërkon një sistem që të mundësojë vlerësimin paraprak të kapacitetit të rrjetit për lidhje të reja, identifikimin automatik të kufizimeve teknike në zona të caktuara dhe ndjekjen e aplikimeve në mënyrë të digjitalizuar.

Për realizimin e projektit, OSSH ka hapur tenderin me objekt “Studimi i ndikimit të burimeve fotovoltaike në rrjet dhe automatizimi i procesit aplikim/miratim i pikës së lidhjes vetëprodhues/prodhues në rrjetin e shpërndarjes së OSSH sh.a”. Fondi limit është 41.25 milionë lekë pa TVSH, ose 448,254 euro, ndërsa kontrata parashikohet të zgjasë nëntë muaj./N.Maho

Kursi i këmbimit

auto
USD79.29 L
EUR91.94 L
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Anthony Gordon po tregon vlerën e tij në Barcelonë pas transferimit prej 70 milionë paundesh nga Anglia.

• Aryna Sabalenka ka humbur pozicionin e numrit një botëror ndaj Elena Rybakinas dhe ka mundësinë të marrë revanshin në finalën e US Open.

• Personalitete nga bota e boksit japin parashikimet e tyre për luftën e titullit botëror WBC të kategorisë welterweight midis Ryan Garcia dhe britanikut Conor Benn të shtunën.
Përditësuar: 12.09.2026

Sot në histori

auto

1992 – NASA lëshon Space Shuttle Endeavour në misionin STS-47, i cili shënon misionin e 50-të të shuttle-it. Në bordin e aeroplanit ndodhen Mae Carol Jemison, gruaja afroamerikane e parë në hapësirë, Mamoru Mohri, qytetari japonez i parë që fluturon në një aeroplan të Shteteve të Bashkuara, dhe Mark Lee dhe Jan Davis, çifti i parë i martuar në hapësirë.

1990 – Organizatat e Kryqit të Kuq të Kinës kontinentale dhe Tajvanit nënshkruajnë Marrëveshjen e Kinmen për kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe të dyshimtëve kriminalë pas dy ditësh bisedimesh në Kinmen, Provincia e Fujianit, si përgjigje ndaj dy tragjidive të ndodhura gjatë kthimeve në dy muajt e kaluar. Ajo është marrëveshja e parë e arritur nga organizatat private në të dy anët e Ngushtit të Tajvanit.

Video e ditës

auto
Momenti kur adoleshenti shpëtohet pas tre ditësh në ujëra të ftohta
Përditësuar: 13.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Tusklikupreili · Tourists with parasols getting on a tour bus at Toompea in Tallinn, Estonia

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading