Vizita e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe heqja e masave shtrënguese ndaj tij kanë qenë në qendër të diskutimit nga anëtari i PD-së, Gent Çela.
I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, Çela pretendoi se qëndrimi i mbajtur më parë ndaj Berishës nuk kishte të bënte me terminologjinë diplomatike “non grata”, por me sanksione politike të nxitura nga zyrtarë të përfshirë në afera.
Çela nënvizoi se masa ndaj liderit të opozitës ka rënë tërësisht. “Heqja e sanksionit ndaj zotit Berisha është përfundimtare sepse nuk ka qenë ndonjëherë non grata. Termi përdoret për diplomatë të vendosur nga një vend i caktuar dhe që nuk lejohen më të shkelin në atë vend,” u shpreh ai.
Më tej, përfaqësuesi i demokratëve drejtoi akuza të drejtpërdrejta ndaj emrave të diplomacisë dhe inteligjencës që ndikuan në vendosjen e këtyre masave gjatë viteve të kaluara. “Sali Berisha kishte një sanksion të vendosur nga persona që janë sot të sanksionuar për të mos shkelur kurrë më në institucionet e SHBA, si zoti Blinken. Siç ishte ambasadorja Yuri Kim, apo siç ishte McGonigal që po vuan një dënim për afera korruptive,” deklaroi Çela.

Leave a Reply