“Jemi si ajo pika e ujit që gërryen shkëmbin”/ “Mamica i doli kundër Skënderbeut, deputetët braktisën grupin”, protestuesi: Do ta rrëzojmë qeverinë, jemi me mijëra!

Kanë nisur fjalimet në protestën që po mbahet përballë Kryeministrisë, e cila sot shënon ditën e 106-të. Një prej protestuesve u shpreh se fakti që mijëra qytetarë vijojnë të mblidhen në shesh, edhe pas më shumë se tre muajsh protesta, tregon sipas tij se lëvizja nuk është shuar.

“Askush nuk e ka menduar që edhe pas 106 ditësh do të ishim me mijëra në sheshin para Kryeministrisë dhe përballë Ramës dhe qeverisë së tij të korruptuar”, u shpreh protestuesi.

Ai akuzoi qeverinë se përdor, sipas tij, pushtetin ekonomik të oligarkisë, patronazhistët, administratën dhe bandat për të krijuar një pushtet me rrënjë të thella.

“Kjo qeveri përdor pushtetin ekonomik të oligarkisë, patronazhistët, administratën, bandat, për të krijuar një pushtet me rrënjë të thella, që kur populli të jetë në këmbë prej 106 ditësh, ta kemi të vështirë ta rrëzojmë”, tha ai.

Protestuesi e krahasoi qëndrueshmërinë e protestës me pikën e ujit që, me kalimin e kohës, gërryen shkëmbin.

“Ndoshta për 106 ditë s’kishim forcë ta rrëzonim, por jam i bindur që e kemi forcën e pikës së ujit që kur bie, nis të thërrmojë shkëmbin”, deklaroi ai.

Më tej, ai pretendoi se brenda strukturave të pushtetit kanë nisur përçarjet, duke iu referuar edhe deputetëve që, sipas tij, kanë dalë kundër qeverisë.
“Struktura ka nisur të plasaritet, kemi Mamicën që i ka dalë kundër Skënderbeut, kemi deputetë që i kanë dalë kundër qeverisë”, u shpreh protestuesi.

Kursi i këmbimit

auto
USD79.54 L
EUR91.80 L
Përditësuar: 14.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Anthony Gordon po tregon vlerën e tij në Barcelonë pas transferimit prej 70 milionë paundesh nga Anglia.

• Aryna Sabalenka ka humbur pozicionin e numrit një botëror ndaj Elena Rybakinas dhe ka mundësinë të marrë revanshin në finalën e US Open.

• Personalitete nga bota e boksit japin parashikimet e tyre për luftën e titullit botëror WBC të kategorisë welterweight midis Ryan Garcia dhe britanikut Conor Benn të shtunën.
Përditësuar: 12.09.2026

Sot në histori

auto

1992 – NASA lëshon Space Shuttle Endeavour në misionin STS-47, i cili shënon misionin e 50-të të shuttle-it. Në bordin e aeroplanit ndodhen Mae Carol Jemison, gruaja afroamerikane e parë në hapësirë, Mamoru Mohri, qytetari japonez i parë që fluturon në një aeroplan të Shteteve të Bashkuara, dhe Mark Lee dhe Jan Davis, çifti i parë i martuar në hapësirë.

1990 – Organizatat e Kryqit të Kuq të Kinës kontinentale dhe Tajvanit nënshkruajnë Marrëveshjen e Kinmen për kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe të dyshimtëve kriminalë pas dy ditësh bisedimesh në Kinmen, Provincia e Fujianit, si përgjigje ndaj dy tragjidive të ndodhura gjatë kthimeve në dy muajt e kaluar. Ajo është marrëveshja e parë e arritur nga organizatat private në të dy anët e Ngushtit të Tajvanit.

Video e ditës

auto
Sulmi izraelit në automjetin e Gazës vret dy inxhinierë të Hamasit dhe 13 të plagosur
Përditësuar: 14.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Tusklikupreili · Tourists with parasols getting on a tour bus at Toompea in Tallinn, Estonia

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading