Kosova po përballet me një kontraktim demografik të thellë: lindjet janë ulur përgjysmë gjatë tre dekadave të fundit, ndërsa popullsia mund të bjerë në rreth një milion banorë deri në vitin 2060. Emigracioni, rënia e natalitetit dhe plakja e popullsisë po dobësojnë tregun e punës dhe po rrisin presionin mbi sistemin e pensioneve dhe shëndetësinë.
Sipas projeksioneve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, popullsia e vendit mund të shënojë një rënie prej 37% krahasuar me 1.6 milionë banorët e regjistruar në censusin e fundit. Nëse kjo prirje vazhdon, mosha mesatare e qytetarëve të Kosovës pritet të arrijë në 49 vjeç deri në vitin 2060, nga 35.3 vjeç sa ishte në vitin 2024.
Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se në vitin 2024 një grua lindi mesatarisht 1.5 fëmijë, krahasuar me 2.5 fëmijë në vitin 1994. Gjithashtu, numri i lindjeve vjetore ka rënë me 51% gjatë tridhjetë viteve të fundit. Raporti i Institutit GAP tregon se deri në vitin 2023, rreth 359,000 persona kishin braktisur Kosovën, duke përfaqësuar 22.6% të popullsisë.
Pavarësisht 145 milionë eurove të shpenzuara në vitin 2025 për mbështetjen e familjeve, shumë masa nuk arritën të kthejnë trendin, ndërsa
Foto: Rafael AS Martins / Unsplash

Leave a Reply