Vendet e Ballkanit Perëndimor po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për të stimuluar lindjet, por rezultatet janë në drejtim të kundërt. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të lindjeve në të gjithë Evropën që nga viti 1997, me një tkurrje prej 63.5%, nga 61.7 mijë në 22.5 mijë lindje. E gjithë rajoni ka rënë nën nivelin e zëvendësimit të popullsisë, me të gjitha vendet nën dy fëmijë për grua.
Serbia ofron paketën më bujare, deri në 27 mijë euro për fëmijën e katërt, ndërsa Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Mali i Zi kanë zgjeruar bonuset, pagesat mujore dhe lejet prindërore. Megjithatë, asnjë skemë financiare nuk ka arritur të ndalë rënien demografike.
Ekspertët vërejnë se vendimi për të pasur fëmijë ndikohet njëkohësisht nga siguria ekonomike, kostoja e banesave, mundësia e çerdheve dhe emigracioni, i cili zvogëlon drejtpërdrejt numrin e grave në moshë riprodhuese. Popullata po plaket, gjeneratat e reja po largohen, dhe pyetja mbetet e hapur: a mund të blihet e ardhmja me një bonus për lindje?
Foto: Christian Bowen / Unsplash

Leave a Reply