Hetimi për vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis po merr përmasa të reja, ndërsa provat dixhitale të sekuestruara nga autoritetet po zbulojnë detaje të rëndësishme rreth orëve të fundit të tij në klinikë. Hetuesit kanë konfiskuar telefona, kompjuterë dhe pajisje elektronike që i përkasin mjekëve Ilia Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, të cilët janë nën akuzë për ekspozim ndaj rrezikut që çoi në vdekjen e artistit.
Ndër gjetjet më të bujshme është një fotografi e fshirë nga telefoni i mjekës, ku Mazonakis shfaqet i shtrirë gjatë procedurës së plazmaferezës. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar kohën e realizimit të saj dhe lidhjen e mundshme me momentin e arrestit kardiak.
Gjithashtu, në kompjuterin e klinikës është gjetur një kërkim i dyshimtë mbi metodat e ringjalljes së pacientëve, që sipas hetuesve mund të jetë kryer nëpërmjet një platforme të inteligjencës artificiale. Autoritetet po verifikojnë identitetin e personit që e kreu dhe orën e saktë.
Të dhënat e kalendarit elektronik të klinikës rezultojnë gjithashtu të modifikuara, pasi janë fshirë takime që lidhen me vizitat e këngëtarit. Edhe ora e mbërritjes së tij mbetet e diskutueshme, me dy versione kontradiktore. Shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të sqarohet nga analizat toksikologjike dhe histologjike.
Foto: National Cancer Institute / Unsplash

Leave a Reply