Kryeministri Edi Rama u shpreh për protestat dhe kërkesat për dorëheqjen e tij, duke i parë ato si pasojë e ndryshimit të pritshmërive në shoqërinë shqiptare. Sipas tij, vendi ka kaluar nga një epokë kur votuesit kënaqeshin me gjeste simbolike, si hedhja e çakullit në lagje apo fshatra, në një fazë ku qytetarët kërkojnë standarde të larta qeverisje.
Rama vlerësoi se ky transformim është në vetvete pozitiv, por e bën drejtimin e vendit gjithnjë e më të ndërlikusar. Duke cituar konceptin e “revolucionit të pritshmërive të larta”, ai argumentoi se mentaliteti i dikurshëm “ka dhe më keq” është zëvendësuar me një kërkesë të qartë për më shumë.
Kryeministri u ndal gjithashtu te protestat, duke pretenduar se forca e tyre u amplifikua nga një “stuhi e përsosur” faktorësh, mes të cilëve edhe ndërhyrja e algoritmeve dhe llogarive të rreme në rrjetet sociale. Sipas tij, mijëra profile të fabrikuara me identitete shqiptare kanë synuar të rrisin tensionin në hapësirën dixhitale. Rama i cilësoi organizatorët e protestave si “turmë dështakësh zemërakësh”, duke e paraqitur situatën si ndërveprim mes pritshmërive të reja qytetare dhe dinamikave politike në vend.
Foto: Teemu Paananen / Unsplash

Leave a Reply