Kosova po përballet me një krizë demografike në rënie të vazhdueshme, e cila pritet të intensifikohet ndjeshëm në dekadat e ardhshme. Sipas parashikimeve të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, popullsia e vendit mund të zbresë në rreth një milion banorë deri në vitin 2060, që do të thotë një rënie prej 37% krahasuar me regjistrimin e fundit. Tre faktorë kryesorë po e nxisin këtë proces: rënia e natalitetit, emigracioni masiv dhe plakja e popullsisë.
Të dhënat flasin qartë: numri i lindjeve u ul me 51% brenda tri dekadave, ndërsa fertilitetit mesatar i gruas ra nga 2.5 fëmijë në vitin 1994 në 1.5 fëmijë në vitin 2024. Njëkohësisht, rreth 359 mijë persona kanë lënë vendin, që përfaqëson mbi 22% të popullsisë.
Qeveria kosovare ka shpenzuar 145 milionë euro gjatë vitit 2025 për mbështetjen e familjeve, por ekonomistët dhe sociologët vërejnë se masat nuk kanë arritur të frenojnë trendin. Disa premtime konkrete, si ndërtimi i banesave për çiftet e reja dhe programi “SuperPuna”, kanë mbetur të parealizuara ose janë zbatuar me vështirësi. Ekspertët paralajmërojnë se pasojat do të ndihen drejtpërdrejt në tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe sektorin e shëndetësisë.
Foto: Rafael AS Martins / Unsplash

Leave a Reply