Përdorimi i internetit nga rrjetet celulare, rritje e fortë edhe në tremujorin e dytë

Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për tremujorin e dytë të vitit 2025 konfirmojnë një tendencë të qartë: shqiptarët po e përdorin celularin gjithnjë e më shumë për internet dhe gjithnjë e më pak për thirrje tradicionale e mesazhe.

Trafiku i internetit nga rrjetet celulare shënoi rritje vjetore prej 24.6%, ndërsa konsumi mesatar për përdorues arriti në 12.27 GB në muaj. Kjo rritje lidhet edhe me zgjerimin e rrjeteve 5G, të cilat, sipas raportimeve të operatorëve, mbulojnë tashmë 70% të popullsisë, megjithëse mbulimi territorial mbetet në 36%. AKEP sqaron se këto shifra bazohen në vetëdeklarime të operatorëve dhe nuk janë verifikuar me monitorime të pavarura.

Në kahun e kundërt, thirrjet zanore dhe mesazhet e shkruara vazhduan rënien. Trafiku i thirrjeve dalëse u pakësua me 7.7%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u ul me 16.4% në terma vjetorë. Çdo abonent foli mesatarisht 132 minuta në muaj dhe dërgoi vetëm 11 mesazhe, shifra që reflektojnë migrimin e komunikimit drejt aplikacioneve si WhatsApp. Numri i kartave SIM aktive mbeti praktikisht i pandryshuar, me rritje simbolike prej 0.2%.

Foto: ROBIN WORRALL / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.29 L
EUR91.94 L
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Kimi Antonelli vendosi kohën më të mirë në stërvitjen e premtes të Gjrand Priksë të Spanjës, ndërsa Arvid Lindblad pësoi një aksident me makinën e tij Racing Bulls.

• Dita e tretë e ndeshjes së tretë të testit midis Anglisë dhe Pakistanit u zhvillua në Edgbaston.

• Hull City u dënua me 30,000 paund për këndimin diskriminues dhe ndaloi tre mbështetës pas humbjes në Kupën FA ndaj Chelsea në shkurt.
Përditësuar: 11.09.2026

Sot në histori

auto

1708 – Karoli i XII-të i Suedisë ndalon marshimin e tij për të pushtuar Moskën jashtë Smolenskut, duke shënuar pikën e kthesës në Luftën e Madhe të Veriut. Ushtria është shkatërruar nëntë muaj më vonë në Betejën e Poltavës, dhe Perandoria Suedeze ndalon të jetë një fuqi e madhe.

2001 – Nëntëmbëdhjetë anëtarë të al-Kaidës ekzekutojnë sulmjet e 11 shtatorit, një seri sulmesh terroriste të koordinuara që vrau 2,977 persona duke përdorur katër aeroplane të përmbysura. Dy aeroplane përplasen në World Trade Center në Nju Jork, i treti përplaset në Pentagon në Arlington County, Xhorxhia, dhe i katërti në një fushë pranë Shanksville, Pensilvani.

Video e ditës

auto
Një zjarr i madh shpërthen në tregun e Marsejës pranë stacionit Saint-Charles
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Carl Otto · Carl Otto (Hrsg.): Der Haussekretär. Neues vollständiges Hilfs-, Formular- u. Nachschlagebuch mit über 1000 Mustern. Ver…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading