Ndryshime në qeveri/ Demo zëvendëson Lamallarin te Ministria e Brendshme

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një sërë ristrukturimesh në kabinetin qeveritar. Besfort Lamallari largohet nga Ministria e Brendshme, ndërsa drejtimi i këtij institucioni i kalon Ervin Demos. Ndryshimi shoqërohet edhe me zgjerim të kompetencave të ministrisë, e cila do të marrë nën kujdes edhe çështjet e pushtetit vendor, duke i bashkuar kështu dy fusha të rëndësishme nën të njëjtën strukturë.

Lamallari kishte hyrë në kabinet më 11 shtator 2025, fillimisht si ministër i Drejtësisë, për t’u transferuar më pas, në shkurt të këtij viti, në krye të Ministrisë së Brendshme, institucion ku kishte shërbyer prej kohësh si zëvendësministër. Pavarësisht largimit nga detyra ministrore, ai do të qëndrojë pjesë e ekipit të Kryeministrisë.

Ndërkaq, edhe Ministria e Shëndetësisë ka një drejtues të ri. Klodiana Spahiu u betua zyrtarisht para Presidentit Bajram Begaj, pasi mori miratimin e Kuvendit me 79 vota pro. Ajo zëvendëson Evis Salën, e cila jau dorëzuar mandatin duke shpjeguar se do t’i kushtohet projekteve dhe angazhimeve akademike. Me këto ndryshime, qeveria Rama hyn në një fazë të re organizative brenda mandatit të saj të katërt.

Foto: Nikolay Demirev / Pexels

Kursi i këmbimit

auto
USD79.29 L
EUR91.94 L
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Anthony Gordon po tregon vlerën e tij në Barcelonë pas transferimit prej 70 milionë paundesh nga Anglia.

• Aryna Sabalenka ka humbur pozicionin e numrit një botëror ndaj Elena Rybakinas dhe ka mundësinë të marrë revanshin në finalën e US Open.

• Personalitete nga bota e boksit japin parashikimet e tyre për luftën e titullit botëror WBC të kategorisë welterweight midis Ryan Garcia dhe britanikut Conor Benn të shtunën.
Përditësuar: 12.09.2026

Sot në histori

auto

1992 – NASA lëshon Space Shuttle Endeavour në misionin STS-47, i cili shënon misionin e 50-të të shuttle-it. Në bordin e aeroplanit ndodhen Mae Carol Jemison, gruaja afroamerikane e parë në hapësirë, Mamoru Mohri, qytetari japonez i parë që fluturon në një aeroplan të Shteteve të Bashkuara, dhe Mark Lee dhe Jan Davis, çifti i parë i martuar në hapësirë.

1990 – Organizatat e Kryqit të Kuq të Kinës kontinentale dhe Tajvanit nënshkruajnë Marrëveshjen e Kinmen për kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe të dyshimtëve kriminalë pas dy ditësh bisedimesh në Kinmen, Provincia e Fujianit, si përgjigje ndaj dy tragjidive të ndodhura gjatë kthimeve në dy muajt e kaluar. Ajo është marrëveshja e parë e arritur nga organizatat private në të dy anët e Ngushtit të Tajvanit.

Video e ditës

auto
Momenti kur adoleshenti shpëtohet pas tre ditësh në ujëra të ftohta
Përditësuar: 12.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Morton, George M · Weekly newspaper from Cumby, Texas that includes local, state, and national news along with advertising.eight pages : il…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading