Makina me flamuj shqiptarë të bllokuar prej 4 orësh në Mal të Zi/ Shqiptari i diasporës sfidon Ramën: Bllokimi me urdhër të tij, por edhe nga malet do vijmë për protestën!

Fatjon Muçaj, një emigrant shqiptar që udhëtonte nga Anglia për të marrë pjesë në protestën e planifikuar në Tiranë, ka denoncuar bllokimin e autokolonës së tij në pikën kufitare të Nikshiqit, në Mal të Zi. Sipas tij, rreth 30 automjete qëndronin të ndaluara prej katër orësh pa asnjë shpjegim zyrtar nga autoritetet malazeze.

Muçaj tha se vendimi për bllokimin vinte si urdhër, duke dyshuar se ky veprim lidhej drejtpërdrejt me qëllimin e tyre për të protestuar kundër qeverisë shqiptare. Për të shmangur bllokimet, disa pjesëtarë të grupit zgjodhën kalime të tjera kufitare.

I pyetur për arsyet që e shtynë të emigrojë, ai foli për mungesën e meritokracisë, duke theksuar se shumë miq të tij, pavarësisht diplomave universitare, nuk kishin gjetur dot punë. “Duam një vend ku punësimi bazohet te aftësitë, jo te lidhjet dhe paratë”, u shpreh ai.

Muçaj nënvizoi se asgjë nuk do ta pengonte të arrinte në Tiranë, duke deklaruar se nëse do të ishte e nevojshme, grupi i tij do të gjente rrugë alternative për të hyrë në vend. Diaspora shqiptare pritet të jetë pjesë e rëndësishme e protestës së nesërme.

Foto: Nick Fewings / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.29 L
EUR91.94 L
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Anthony Gordon po tregon vlerën e tij në Barcelonë pas transferimit prej 70 milionë paundesh nga Anglia.

• Aryna Sabalenka ka humbur pozicionin e numrit një botëror ndaj Elena Rybakinas dhe ka mundësinë të marrë revanshin në finalën e US Open.

• Personalitete nga bota e boksit japin parashikimet e tyre për luftën e titullit botëror WBC të kategorisë welterweight midis Ryan Garcia dhe britanikut Conor Benn të shtunën.
Përditësuar: 12.09.2026

Sot në histori

auto

1992 – NASA lëshon Space Shuttle Endeavour në misionin STS-47, i cili shënon misionin e 50-të të shuttle-it. Në bordin e aeroplanit ndodhen Mae Carol Jemison, gruaja afroamerikane e parë në hapësirë, Mamoru Mohri, qytetari japonez i parë që fluturon në një aeroplan të Shteteve të Bashkuara, dhe Mark Lee dhe Jan Davis, çifti i parë i martuar në hapësirë.

1990 – Organizatat e Kryqit të Kuq të Kinës kontinentale dhe Tajvanit nënshkruajnë Marrëveshjen e Kinmen për kthimin e emigrantëve të paligjshëm dhe të dyshimtëve kriminalë pas dy ditësh bisedimesh në Kinmen, Provincia e Fujianit, si përgjigje ndaj dy tragjidive të ndodhura gjatë kthimeve në dy muajt e kaluar. Ajo është marrëveshja e parë e arritur nga organizatat private në të dy anët e Ngushtit të Tajvanit.

Video e ditës

auto
Momenti kur adoleshenti shpëtohet pas tre ditësh në ujëra të ftohta
Përditësuar: 12.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Morton, George M · Weekly newspaper from Cumby, Texas that includes local, state, and national news along with advertising.eight pages : il…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading