Kursi i këmbimit të euros me lekun shënoi sot një rekord historik, duke zbritur për herë të parë nën pragun e 92 lekëve. Banka e Shqipërisë publikoi kursin zyrtar prej 91.94 lekësh për një euro, duke konfirmuar një tendencë rënëse që është thelluar ndjeshëm gjatë vitit 2026. Që nga fillimi i vitit, euro ka humbur rreth 5% të vlerës së saj, ndërsa mbi baza vjetore zhvlerësimi arrin në 5.3%.
Ekspertët e tregut valutor vërejnë se sezoni i zgjatur turistik ka shtuar ofertën e euros, tashmë të bollshme, ndërsa kërkesa për monedhën europiane mbetet e ulët. Si pasojë, euro po zëvendësohet gradualisht edhe në disa transaksione të brendshme, përfshirë shitblerjet e pasurive të paluajtshme.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë ofrojnë një shpjegim strukturor për këtë dinamikë. Deficiti i llogarisë korrente për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 ra me 40.6% krahasuar me një vit më parë, duke arritur nivelin më të ulët që prej vitit 2018. Turizmi kontribuoi me 957 milionë euro të ardhura neto, në rritje me 20% vit pas viti. Investimet e huaja direkte, të stimuluara edhe nga projekte të mëdha në sektorin e pasurive të paluajtshme si ai i Zvërnecit, arritën në 1.14 miliardë euro për gjashtëmujorin, duke u rritur me 50% krahasuar me peri
Foto: Ibrahim Boran / Unsplash

Leave a Reply