Diaverum fiton tenderin e dializës, grupi zotëron edhe DiaVita-n e PPP-së

Diaverum AB është shpallur fituese e një tenderi për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë spitale rajonale të vendit, me një ofertë prej rreth 4.44 miliardë lekësh pa TVSH. Kontrata, e cila do të zgjasë 48 muaj, përfshin qendrat e hemodializës pranë spitaleve të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit. Procedura u zhvillua nga Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit, me një fond limit prej 4.59 miliardë lekësh. Diaverum AB ishte operatori i vetëm që paraqiti ofertë dhe u shpall fitues më 10 shtator 2026.

Kompania fituese lidhet drejtpërdrejt me DiaVita sh.p.k., shoqëria koncesionare që ka ofruar deri më tani këtë shërbim nëpërmjet një kontrate PPP të nënshkruar në shkurt 2016. Në vitin 2019, Diaverum International AB bleu 100 për qind të kapitalit të DiaVita-s, duke marrë kontrollin e plotë të shoqërisë koncesionare. Kjo nënkupton se, pavarësisht ndryshimit të formës së kontraktimit nga PPP-ja e mëparshme në një tender të ri shërbimi, grupi suedez vazhdon të mbajë kontrollin mbi ofrimin e hemodializës në të njëjtat spitale. Tenderi ishte shpallur më 17 gusht, me afat dorëzimi ofertash deri më 1 shtator.

Foto: César Badilla Miranda / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.29 L
EUR91.94 L
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Kimi Antonelli vendosi kohën më të mirë në stërvitjen e premtes të Gjrand Priksë të Spanjës, ndërsa Arvid Lindblad pësoi një aksident me makinën e tij Racing Bulls.

• Dita e tretë e ndeshjes së tretë të testit midis Anglisë dhe Pakistanit u zhvillua në Edgbaston.

• Hull City u dënua me 30,000 paund për këndimin diskriminues dhe ndaloi tre mbështetës pas humbjes në Kupën FA ndaj Chelsea në shkurt.
Përditësuar: 11.09.2026

Sot në histori

auto

1708 – Karoli i XII-të i Suedisë ndalon marshimin e tij për të pushtuar Moskën jashtë Smolenskut, duke shënuar pikën e kthesës në Luftën e Madhe të Veriut. Ushtria është shkatërruar nëntë muaj më vonë në Betejën e Poltavës, dhe Perandoria Suedeze ndalon të jetë një fuqi e madhe.

2001 – Nëntëmbëdhjetë anëtarë të al-Kaidës ekzekutojnë sulmjet e 11 shtatorit, një seri sulmesh terroriste të koordinuara që vrau 2,977 persona duke përdorur katër aeroplane të përmbysura. Dy aeroplane përplasen në World Trade Center në Nju Jork, i treti përplaset në Pentagon në Arlington County, Xhorxhia, dhe i katërti në një fushë pranë Shanksville, Pensilvani.

Video e ditës

auto
Një zjarr i madh shpërthen në tregun e Marsejës pranë stacionit Saint-Charles
Përditësuar: 11.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Carl Otto · Carl Otto (Hrsg.): Der Haussekretär. Neues vollständiges Hilfs-, Formular- u. Nachschlagebuch mit über 1000 Mustern. Ver…

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading