Të dhënat e reja mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara pritet të luajnë rol vendimtar në përcaktimin e kursit të politikës monetare të Rezervës Federale, ndërsa zyrtarët e bankës qendrore mbeten të ndarë mbi hapat e ardhshëm. Raporti i çmimeve të konsumit, i publikuar të premten, konsiderohet një nga treguesit më të rëndësishëm për vendimin e Fed, ku një diferencë prej vetëm 0.1 pikë përqindjeje mund të jetë e mjaftueshme për të anuar balancën drejt rritjes ose ngrirjes së normave.
Ekonomistët parashikojnë që inflacioni bazë, duke përjashtuar ushqimet dhe energjinë, të jetë rritur me 0.2% në gusht. Banka qendrore po përpiqet të vlerësojë nëse ngadalësimi i çmimeve i shënuar gjatë qershorit dhe korrikut përfaqëson një prirje të konsoliduar apo thjesht një luhatje të përkohshme.
Në mbledhjen e korrikut, Fed la normat të pandryshuara, por tre zyrtarë votuan për rritje. Kryetari Kevin Warsh ka riafirmuar objektivin e inflacionit prej 2%, duke shprehur njëkohësisht dyshime nëse kushtet aktuale të huamarrjes po frenojnë mjaftueshëm ekonominë. Yield-et e obligacioneve amerikane 10-vjeçare, të cilat kanë arritur nivele maksimale prej afro tre vitesh pranë 4.85%, shtojnë presionin mbi vendimmarrësit.
Foto: Joshua Hoehne / Unsplash

Leave a Reply