Grafikët, Pagat po rriten më shpejt te zanatet dhe punët elementare; Financat mbeten më të paguarat

Të dhënat e INSTAT për tremujorin e dytë të vitit 2026 tregojnë se paga mesatare bruto në ekonominë shqiptare arriti në 92,2 mijë lekë, duke shënuar një rritje prej 9,8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithatë, fenomeni më i spikatur nuk është niveli i pagave, por drejtimi i rritjes së tyre: sektorët dhe profesionet me pagat më të ulëta po regjistrojnë ritmet më të larta të shtimit.

Ndërtimi kryeson me rritje vjetore prej 22,1%, duke arritur një pagë mesatare prej 83,6 mijë lekësh. Zejtarët dhe artizanët shënuan rritje 16%, ndërsa punëtorët në profesione elementare u pasuan me 15,1%. Industria dhe bujqësia gjithashtu tejkaluan mesataren kombëtare.

Ekspertët lidhin këtë tendencë me mungesën gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore vendase në segmentet e ulëta të tregut. Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, e hyrë në fuqi në janar, ka përforcuar këtë dinamikë.

Për të mbushur boshllëkun, bizneset po drejtohen gjithnjë e më shumë drejt punëtorëve të huaj. Deri në fund të qershorit 2026, në Shqipëri punonin 22,6 mijë shtetas të huaj, nga 18,1 mijë në fund të vitit 2025, me filipinasit, indianët dhe egjiptianët në krye të punësimeve të reja.

Foto: Morgan Housel / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.09 L
EUR92.00 L
Përditësuar: 10.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Mikel Arteta është afër të finalizojë një kontratë të re me Arsenal, kampionin e Premier League.

• Alice Kinsella kthehet në gjimnastikën ndërkombëtare për Team GB një vit pasi dha përgjithë.

• Mauricio Pochettino ka ngritur pyetjen nëse Tottenham duhet të shpallej retrospektivisht kampion i Premier League për sezonin 2016-17.
Përditësuar: 10.09.2026

Sot në histori

auto

2025 – Aktivisti politik i krahut të djathtë amerikan Charlie Kirk vrithet ndërsa është në skenë në Universitetin e Vallit të Utah në Orem, Utah.

1640 – Lufta e Aruesve: Summoned Junta de Braços (Asamblea e Pronësive) e Principatës së Katalonisë. Ajo merr sovranitetin dhe miratton një seri masash revolucionare që do të çojnë në Republikën Katalane.

Video e ditës

auto
Rusia dhe Koreja e Veriut hapin urën e parë rrugore përtej kufirit
Përditësuar: 08.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Edwards, W. C · Daily newspaper from Denton, Texas that includes local, state, and national news along with advertising.; eight pages : …

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading