Vuçiç shpërndan Kuvendin pas muajsh protestash, Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi të martën mbrëma se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të zhvillohen më 25 tetor. Në një deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq bëri të ditur se të mërkurën në mesditë do të nënshkruajë dekretet për shpërndarjen e Kuvendit dhe shpalljen zyrtare të zgjedhjeve. Presidenti shprehu shpresë se ky proces do t’i japë fund krizës aktuale politike në vend.

Njoftimi vjen një ditë pasi qeveria miratoi propozimin e kryeministrit Gjuro Macut për t’i dërguar letër presidentit me kërkesën për shpërndarjen e parlamentit. Zgjedhje të parakohshme kanë kërkuar prej majit 2025 studentët që mbajnë të bllokuara universitetet dhe kanë udhëhequr protesta të gjata kundër qeverisë, duke pretenduar përgjegjësi institucionale për vdekjen e 16 personave gjatë shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor 2024.

Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në dhjetor 2023 dhe u shoqëruan me akuza të rënda nga opozita, organizatat joqeveritare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë për parregullsi të shumta. Ndërsa autoritetet pretendojnë se kushtet zgjedhore janë përmirësuar sipas rekomandimeve të ODIHR-it, organizata vendëse vlerësojnë se problemet themelore mbeten të pazgjidhura.

Foto: James Eades / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.30 L
EUR92.07 L
Përditësuar: 08.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Ben Shelton e mundi Carlos Alcarazin në çerekfinalen e US Open në orën 03:34 të mëngjesit, duke e përfunduar mbrojtjen e titullit të tij.

• LIV Golf ka kërkuar mbrojtje nga falimentimi me të paktën 45 milionë dollarë borxh ndaj lojtarëve.

• Max Verstappen dha një intervistë ekskluzive për BBC Sport ku foli për kontratën e tij të re në Red Bull.
Përditësuar: 09.09.2026

Sot në histori

auto

337 – Konstantini II, Konstantiusi II dhe Konstanci ia trashëgojnë babait të tyre Konstantinin I si bashëzardhës në pozicionin e perandorit. Perandoria Romake ndahet midis tre Augusteve.

1936 – Ekuipazhet e fregates të Marinës Portugeze NRP Afonso de Albuquerque dhe i anijes shkatërrmendëse Dão rebeluan kundër mbështetjes së diktaturës Salazar ndaj goditjes ushtarake të Generalit Franco dhe shpallën solidaritetin e tyre me Republikën Spanjolle.

Video e ditës

auto
Rusia dhe Koreja e Veriut hapin urën e parë rrugore përtej kufirit
Përditësuar: 08.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Gannu03 · Golden-fronted Leafbird feeding nectar from a flower, from Thattekad Bird Sanctuary, Kerala, India.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading