Sejko me BB: Kursi i këmbimit dhe kushtet financiare kanë ndikuar mosrritjen e normës bazë

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi sot një takim me një delegacion të Bankës Botërore, në të cilin morën pjesë Massimiliano Paolucci, Përfaqësues i Zyrës vendore, Emilia Skrok, Menaxhere për Politikat Fiskale dhe Rritjen Ekonomike për rajonin, si dhe ekonomistja e lartë Angella Montfaucon.

Sejko falënderoi Bankën Botërore për mbështetjen e vazhdueshme teknike ndër vite, veçanërisht në fushën e mbikëqyrjes bankare, sistemeve të pagesave dhe edukimit financiar. Guvernatori paraqiti gjendjen aktuale ekonomike të vendit, duke vënë në dukje ecurinë pozitive të rritjes ekonomike, stabilitetin financiar dhe nivelin e inflacionit pranë objektivit të bankës.

Diskutimet u përqendruan ndër të tjera te modernizimi i infrastrukturës së pagesave. Sejko theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në SEPA dhe njoftoi se projekti TIPS Clone, sistem i pagesave në kohë reale i zhvilluar në bashkëpunim me Bankën e Italisë dhe Bankën Qendrore Evropiane, pritet të jetë funksional në nëntor 2026. Ky sistem do të mundësojë transaksione të shpejta dhe të sigurta gjatë gjithë javës, duke ulur kostot dhe duke nxitur formalizimin e ekonomisë.

Paolucci vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe konfirmoi vazhdimësinë e asistencës teknike nga Banka Botërore.

Foto: Vitaly Gariev / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.11 L
EUR92.02 L
Përditësuar: 09.09.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Alexis Mac Allister shënoi gollin vendimtar për Liverpulin në fitoren e tyre kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

• Alexis Mac Allister realizoi një goditje të shkëlqyer nga buza e zonës, duke kaluar portierit Jan Oblak dhe duke i dhënë Liverpulit epërsinë.

• Golfistët e LIV Golf pritet të tregojnë interes të madh për t’u rikthyer në turet kryesore të golfit, megjithëse rruga e kthimit mund të jetë e vështirë.
Përditësuar: 09.09.2026

Sot në histori

auto

337 – Konstantini II, Konstantiusi II dhe Konstanci ia trashëgojnë babait të tyre Konstantinin I si bashëzardhës në pozicionin e perandorit. Perandoria Romake ndahet midis tre Augusteve.

1936 – Ekuipazhet e fregates të Marinës Portugeze NRP Afonso de Albuquerque dhe i anijes shkatërrmendëse Dão rebeluan kundër mbështetjes së diktaturës Salazar ndaj goditjes ushtarake të Generalit Franco dhe shpallën solidaritetin e tyre me Republikën Spanjolle.

Video e ditës

auto
Rusia dhe Koreja e Veriut hapin urën e parë rrugore përtej kufirit
Përditësuar: 08.09.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Gannu03 · Golden-fronted Leafbird feeding nectar from a flower, from Thattekad Bird Sanctuary, Kerala, India.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading