Inflacioni në Shqipëri shënoi 3.2% në gusht, duke u ngadalësuar lehtë krahasuar me 3.4% të regjistruar në korrik. Pavarësisht kësaj, ky është muaji i tretë radhazi që norma e inflacionit tejkalon objektivin prej 3% të vendosur nga Banka e Shqipërisë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja më e ndjeshme e çmimeve u vu re në sektorin e Transportit, me 12%, ndjekur nga Argëtimi, sporti dhe kultura me 5.4%, si dhe Sigurimet dhe shërbimet financiare me 4.6%. Ndikimin më të madh në rritjen vjetore të çmimeve e dhanë ushqimet dhe pijet joalkoolike me 0.95 pikë përqindje, transporti me 0.79 pikë dhe energjia me 0.76 pikë përqindje. Në kahun e kundërt, çmimet e veshjeve dhe këpucëve shënuan rënie prej 3.2%.
Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5%, edhe pse inflacioni vazhdon të qëndrojë mbi objektiv. Guvernatori Sejko deklaroi se efektet e rritjes së çmimeve të naftës dhe kërkesa e qëndrueshme kanë ushtruar presion, por inflacioni mbetet i kontrolluar. Ai parashikoi se inflacioni do të zbresë gradualisht drejt objektivit në periudhën afatmesme.
Edhe në Eurozonë inflacioni u përshpejtua në 3.3% gjatë gushtit, duke shtuar presionin mbi Bankën
Foto: Rock Staar / Unsplash

Leave a Reply