Pamjet e kamerave të sigurisë nga ngjarja tragjike në Ksamil, ku humbi jetën turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez, zbulojnë një skenar të dhunshëm me grushte, thika dhe gjak. Dosja hetimore, e siguruar nga gazetarja Klodian Lala, rindërton minutë pas minute ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 18 gusht 2026.
Rindërtimi kronologjik tregon se konflikti nisi si një sherr i zakonshëm, por u përshkallëzua shpejt. Mendez, i veshur me bluzë të bardhë, u sulmua njëherësh nga Sokrat Lipan alias Vata dhe David Heurtevent. Për t’i shpëtuar goditjeve, ai u hodh në det, por kur doli nga uji, bluza e tij ishte e njomur me gjak, detaj që bie menjëherë në sy.
Gjykata e Sarandës vendosi masën “arrest në burg” për Sokrat Vatën, kryesuspektin e vrasjes, si dhe për dy shtetasit turq që tentuan ta arratisin. Pesë persona të tjerë u dërguan gjithashtu në paraburgim, ndërsa disa të tjerë u vendosën nën “detyrim paraqitje”. Në kërkim mbeten Daniel Gjana dhe Bekim Bulica, pronar i lokalit “Principotes”, ku nisi ngjarja fatale.
Foto: Giuseppe Famiani / Unsplash

Leave a Reply