Britania e Madhe po shqyrton mundësinë e kandidimit zyrtar për të pritur Kupën e Botës për herë të dytë në historinë e saj, me synimin për të organizuar turneun në vitin 2038 ose 2042. Anglia e mbajti këtë ngjarje madhështore për herë të fundit në vitin 1966, vit që mbetet i paharrueshëm për fansat britanikë, pasi përfaqësuesja e “tre luanëve” triumfoi dhe ngriu trofeun kampion.
Kryeministri Endi Bërnham e ka bërë këtë nismë një nga prioritetet e qeverisë, duke e parë si një mundësi të çmuar për të tërhequr investime të huaja, për të nxitur turizmin dhe për të gjallëruar zhvillimin urban në rajone përtej kryeqytetit Londër. Sipas burimeve mediatike britanike, Bërnham i ka informuar anëtarët e kabinetit se po eksploron rrugët e mundshme për të hartuar një kandidaturë konkurruese dhe të besueshme.
Vlen të theksohet se Britania e Madhe është tashmë konfirmuese e organizimit të Kampionatit Europian të vitit 2028. Gjithashtu, raportohet se kryeministri ka ndërmend të parashtrojë edhe një kandidaturë për Lojërat Olimpike, të cilat do të mund të zhvilloheshin në zonat veriore të Anglisë.
Foto: hayati ilker ergün / Pexels

Leave a Reply