Izraeli ka lëshuar paralajmërime të forta ndaj Turqisë, duke i kërkuar Ankarasë të frenojë ambiciet e saj ushtarake në Siri. Kjo ndodh pak ditë pasi forcat izraelite goditen bazën ajrore Abu al-Duhur në Sirinë veriperëndimore, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima të raportuara. Sipas Jerusalemit Perëndimor, objekti po përgatitej për të strehuar trupa turke.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, akuzoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po e tërhiqte vendin e tij në “aventura të rrezikshme” dhe e paralajmëroi të mos e vinte në provë vendosmërinë e Izraelit. Zyra e kryeministrit Netanyahu tha se Damasku po rrezikonte të prekte “status quo”-në e sigurisë, duke pranuar praninë ushtarake turke. Siria dhe Turqia mohuan çdo plan të tillë vendosjeje.
Tensionet ndërmjet të dy vendeve janë thelluar ndjeshëm, ndërsa Ankaraja ka ndërtuar një rol mbështetës ndaj Damaskut të ri, duke ndihmuar në trajnimin dhe rindërtimin e forcave siriane. Situata u ndërlikua edhe më tej pasi Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan kohët e fundit Marrëveshjen e Mbrojtjes së Mekës. Ambasadori amerikan Tom Barrack e cilësoi sulmin “përshkallëzim të panevojshëm” dhe bëri thirrje për ulje të tensioneve.
Foto: Simon Infanger / Unsplash

Leave a Reply