Kursi i këmbimit Euro-Lek regjistroi edhe këtë javë një minimum të ri historik, duke zbritur në nivelin 92.53 lekë për euro të premten, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë.
Zhvlerësimi i euros është thelluar ndjeshëm gjatë këtij viti. Që nga janari, kursi ka shënuar rënie me 4.4%, ndërsa në terma vjetorë diferenca arrin në 4.8%. Tendenca nisi që në tremujorin e parë, me një ecuri të pazakontë për këtë sezon, dhe u intensifikua gjatë periudhës verore, kur rënia ishte tashmë e pritshme në bazë të modeleve sezonale.
Sipas agjentëve të këmbimit, oferta e lartë e valutës në treg lidhet kryesisht me flukset hyrëse nga turizmi. Këtë e mbështesin edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave vëllimi i tregtimit valutor në tremujorin e dytë të vitit arriti një rekord historik, duke shënuar vlerën e gati 4.5 miliardë eurove, me rritje prej rreth 30% në terma vjetorë.
Të dhënat e bilancit të pagesave për tremujorin e parë treguan gjithashtu shenja pozitive: deficiti i llogarisë korrente u tkurr me 28%, duke arritur në 228 milionë euro, ndërsa investimet e huaja direkte shënuan rekord historik me 404 milionë euro, në rritje me 11.6% krahasuar me një vit më parë. Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i lekut mbetet
Foto: Markus Spiske / Unsplash

Leave a Reply