Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur pas një serie sulmesh masive me raketa dhe dronë ruse mbi Kievin dhe zonat përreth tij gjatë natës. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se sulmet goditën ndërtesa banimi, depo, një spital pediatrik dhe një shkollë. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet nën rrënoja, ku dy persona janë nxjerrë të gjallë deri tani.
Kryebashkiaku Vitaly Klitschko raportoi dëme në spitalin e fëmijëve, ku dritaret u shkatërruan dhe automjete pranë tij u përfshin nga flakët. Dëme u shkaktuan gjithashtu në distriktin Solomyanskyi dhe në Brovary, ku një person humbi jetën. Sulmet lanë pa energji elektrike mijëra banesa.
Incidenti pati jehonë edhe jashtë kufijve ukrainas. Një dron rus depërtoi në hapësirën ajrore rumune, rrëzohet afër Galațit dhe shkaktoi një zjarr të vogël pa lënë viktima. Polonia, nga ana e saj, aktivizoi misionet ajrore mbrojtëse si masë paraprake.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se vetëm brenda javës së fundit Rusia ka lëshuar mbi 1.550 dronë sulmues, 1.560 bomba ajrore të drejtuara dhe 62 raketa. Ndërkaq, përpjekjet diplomatike për armëpushim mbeten pa rezultat konkret.
Foto: Mikhail Nilov / Pexels

Leave a Reply