Madonna festoi ditëlindjen e saj të 68-të në ishullin grek të Korfuzit, duke zgjedhur një atmosferë intime, larg vëmendjes së publikut. Mbretëresha e Popit ndau në rrjetin social Instagram disa fragmente nga festimet, duke u ofruar adhuruesve të saj një pamje nga momentet e veçanta të kësaj dite.
Festa u zhvillua në një mjedis të rehatshëm, me aktivitete si udhëtime me varkë, gatime tradicionale greke dhe muzikë live. Në fotografitë e publikuara, artista shfaqet plot energji, duke vallëzuar dhe shijuar kohën me njerëzit e afërt. Ndër momentet e veçuara, Madonna shuan qirinjtë mbi tortën e saj, e cila ishte zbukuruar me simbolin e syrit.
Një detaj që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit ishte prania e maceve pranë tryezës festive. Në mbishkrimin që shoqëroi postimin, këngëtarja shprehej me humor e entuziazëm: “Është ditëlindja ime! Ha, lutu, dashuro, pi, vallëzo, thyej pjatat, ushqe macet! Faleminderit Zotit!”
Kjo shënon edhe një herë zgjedhjen e artistes amerikane për të kaluar momente të rëndësishme personale në destinacione mesdhetare, duke i dhënë përparësi intimitetit dhe shoqërisë së njerëzve të saj më të dashur.
Foto: Adrianna CA / Pexels

Leave a Reply