Inceneratori i pa-ndërtuar i Tiranës, kompania nën sekuestro me fitim 8 mln euro në 2025

“Integrated Energy BV SPV”, shoqëria që mban koncesionin e incineratorit të Tiranës, ka regjistruar një fitim para taksave prej 792.3 milionë lekësh gjatë vitit 2025, që korrespondon me mbi 8 milionë euro. Rezultati vjen pavarësisht faktit se impianti i incinerimit, i parashikuar në kontratën origjinale, nuk është ndërtuar deri më sot.

Sipas pasqyrave financiare, të ardhurat nga aktiviteti kryesor arritën në 1.5 miliardë lekë, të gjeneruara nga trajtimi i rreth 492.935 tonëve mbetje nga bashkitë e qarkut dhe operatorë privatë. Fitimi para tatimit zinte 53% të totalit të të ardhurave, normë e konsideruar jashtëzakonisht e lartë për një kontratë të financuar kryesisht nga fondet publike. Pas pagesës së tatimit prej 119.6 milionë lekësh, fitimi neto arriti në 672.8 milionë lekë.

Shoqëria ndodhet nën sekuestro preventive që prej korrikut 2023 dhe administrohet nga shteti. Që nga viti 2017, ajo ka përfituar gjithsej 8.4 miliardë lekë nga buxheti shtetëror, duke përfshirë tarifën e plotë prej 29 eurosh për ton, e cila parashikonte edhe incinerimin, proces ky që nuk është kryer asnjëherë. Në korrik 2026, SPAK dërgoi për gjykim 12 persona dhe dy shoqëri, ndër të cilat edhe “Integrated Energy BV SPV”, e akuzuar për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash.

Foto: Jan Huber / Unsplash

Kursi i këmbimit

auto
USD79.14 L
EUR92.60 L
Përditësuar: 20.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Brighton refuzoi ofertën prej 50 milionë paundesh të Liverpoolit për sulmuesin Yankuba Minteh.

• Arsenal dëshiron ta shtojë në skuadër mbrojtësin Ezri Konsa pavarësisht se ka shpenzuar më shumë se 100 milionë paunde këtë verë.

• Max Verstappen nënshkroi një zgjatim kontrate me Red Bull deri në vitin 2030 dhe deklaroi se ishte më afër të pensionohej sesa të ndërronte ekip.
Përditësuar: 20.08.2026

Sot në histori

auto

1998 – Bombardimet e ambasadave të SHBA-së: Shtetet e Bashkuara lëshojnë sulme me raketa lundrimi kundër kampeve të supozuara të al-Kaedës në Afganistan dhe një fabrike të dyshuar për prodhimin e armëve kimike në Sudan, si hakmarrje për bombardimet e 7 gushtin të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani.

1794 – Lufta e Veriperëndimit Indiane: Trupat e Shteteve të Bashkuara e dëshin një konfederatë të luftëtarëve Shawnee, Mingo, Delaware, Wyandot, Miami, Ottawa, Chippewa dhe Potawatomi në një tërheqje të çorganizuar në Betejën e Bllokut të Rënë.

Video e ditës

auto
Protestuesit tibetianë në New Dehli denoncojnë Kinën me koka të rruara dhe lutje
Përditësuar: 20.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: GT1976 · House near Bahnhof Pöchlarn, Austria

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading