Shqipëria renditet ndër vendet me lidhjet familjare dhe shoqërore më të forta në Europë, një fenomen që reflektohet edhe në të dhënat e fundit të Eurostat. Sipas këtyre statistikave, rreth 24.6% e shqiptarëve takohen çdo ditë me familjarët ose miqtë e tyre, një shifër që e vendos vendin dukshëm mbi mesataren e shumë shteteve të Europës Perëndimore dhe Veriore.
Në krye të këtij klasifikimi europian qëndron Qiproja me 48.1%, e ndjekur nga Sllovakia me 29.1% dhe Kroacia me 26.9%. Në skajin tjetër të spektrit renditen vendet skandinave dhe ato të Europës Veriperëndimore, ku treguesi i takimeve të përditshme është shumë më i ulët: Franca regjistron vetëm 10%, Austria 6.8%, Holanda 5.1%, ndërsa Suedia zë fundin e listës me 3.6%.
Përtej kontakteve të përditshme, 20.5% e shqiptarëve takohen javore me të afërmit, 19.3% disa herë në muaj dhe 15.7% një herë në muaj. Ekspertët sociale vërejnë se ky model i fortë bashkëveprimi shërben si rrjetë e rëndësishme sigurie, duke lehtësuar presionin ekonomik që buron nga të ardhurat e kufizuara. Megjithatë, emigracioni dhe ndryshimet demografike po vënë në provë qëndrueshmërinë e këtyre lidhjeve tradicionale.
Foto: Askar Abayev / Pexels

Leave a Reply