Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se në datat 14 dhe 15 gusht 2026, në intervalin kohor 23:00 deri në 05:00, do të ndërpritet qarkullimi në dy korsi të aksit kryesor të autostradës në drejtimin Tiranë-Durrës. Masa vjen në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës, Faza III”, gjatë të cilave do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.
Për të garantuar vazhdimësinë e qarkullimit, mjetet me drejtim nga Tirana drejt Durrësit do të devijojnë në dy korsinë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si karrexhatë me dy drejtime. Ndërkohë, transporti drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk do të pësojë kurrfarë ndërprerjeje dhe do të vijojë normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, banorëve të zonës dhe subjekteve afariste të tregojnë mirëkuptim për shkak të kufizimeve të përkohshme që sjell zbatimi i këtyre punimeve, duke garantuar se siguria rrugore mbetet prioritet gjatë gjithë procesit.
Foto: Cầu Đường Việt Nam / Pexels

Leave a Reply