Gati gjysma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor përdorin inteligjencën artificiale, megjithëse ky përdorim mbetet kryesisht i kufizuar te platformat e përgjithshme si ChatGPT. Kjo rezulton nga raporti “Western Balkans Enterprise Survey 2026” i OECD-së, i cili vlerëson shkallën e digjitalizimit dhe qëndrueshmërisë mjedisore të NVM-ve në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.
Teknologjia bazë është e përhapur: faturimi elektronik përdoret nga 58% e ndërmarrjeve, rrjetet sociale nga 47% dhe faqet e internetit nga 41%. Shqipëria dhe Serbia regjistrojnë shifrat më të larta të faturimit elektronik, respektivisht 77% dhe 78%, ndikuar edhe nga kërkesat rregullatore. Ndërkohë, Kosova shënon 31% dhe Maqedonia e Veriut vetëm 12%.
Nga ndërmarrjet që deklarojnë përdorim të inteligjencës artificiale, 30% mbështeten te mjetet gjeneruese, ndërsa sisteme të personalizuara ose të integruara përdor vetëm 9% e tyre. Tregtia elektronike funksionon si kanal dytësor, me 56% të bizneseve online që sigurojnë nën 10% të të ardhurave prej saj. Sa i përket mjedisit, 75% e NVM-ve kanë ndërmarrë të paktën një masë për reduktimin e ndikimit mjedisor, por vetëm 15
Foto: Igor Omilaev / Unsplash

Leave a Reply