Autonomia fiskale e bashkive shqiptare mbetet në nivele kritikisht të ulëta, duke zbuluar një varësi strukturore të thellë të qeverisjes vendore nga buxheti i shtetit qendror. Të dhënat e Ministrisë për Çështjet Vendore për vitin 2025 tregojnë se vetëm tetë nga 61 bashkitë e vendit tejkalojnë mesataren kombëtare prej 43.1%, me dallime të ndjeshme ndërmjet njësive vendore.
Himara kryeson me një autonomi fiskale prej afërsisht 90%, e ndjekur nga Kavaja, Tirana dhe Kamza, me tregues që luhaten ndërmjet 65% dhe 70%. Mbi mesataren kombëtare renditen gjithashtu Saranda, Vlora, Durrësi dhe Vora. Bashkitë me performancë të lartë ndjekin dy profile të dallueshme: qendra urbane me bazë të gjerë taksapaguesish ose ekonomi bregdetare me rentë turistike e imobiliare. Asnjë bashki malore e brendshme nuk i afrohet mesatares kombëtare.
Situata është veçanërisht shqetësuese në bashkitë e vogla. Hasi dhe Memaliaj regjistrojnë autonomi fiskale prej rreth 3%, ndërsa 17 bashki në total operojnë nën 10%. Këto njësi vendore marrin nga qeveria qendrore deri në 13 herë më shumë fonde sesa prodhojnë vetë.
Pa kontributin e Tiranës, mesatarja kombëtare bie në 34.9%, ndërsa mediana e 61 bashkive është vetëm 16.9%, duke reflektuar realitetin e vështirë të vet
Foto: Brett Jordan / Unsplash

Leave a Reply