Eklipsi total i Diellit i datës 12 gusht po tërheq vëmendjen e mijëra entuziastëve të astronomisë në mbarë botën, duke u renditur ndër ngjarjet qiellore më të paharrueshme të vitit. Shumë njerëz kanë nisur udhëtimin drejt Spanjës, Islandës dhe Grenlandës, vendeve ku fenomeni do të shfaqet në formën e tij të plotë, kur Hëna mbulon tërësisht diskun e Diellit për disa minuta të shkurtra, por mahnitëse.
Shqipëria nuk do të përfitojë nga totaliteti, por banorët do të kenë mundësi të ndjekin një eklips të pjesshëm. Në Tiranë, fenomeni pritet të fillojë rreth orës 19:31, të arrijë pikun e tij rreth orës 19:41, kur afërsisht 19% e sipërfaqes së Diellit do të mbulohet, dhe të përfundojë rreth orës 19:44.
Për ata që ndodhen përgjatë brezit të totalitetit, pamjet do të jenë të jashtëzakonshme. Ndër fenomenet më të rralla përmenden “Efekti i Unazës me Diamant”, “Rruazat e Baily-t” dhe shfaqja e koronës diellore, atmosfera e jashtme e Diellit, normalisht e padukshme me sy të lirë. Astronomët rekomandojnë përdorimin e syzeve të certifikuara ose teleskopëve me filtra të posaçëm për vëzhgim të sigurt, nëpërmjet të cilëve mund të dallohen edhe njollat diellore në sipërf
Foto: Jongsun Lee / Unsplash

Leave a Reply