Edhe pse Italia shquhet në mbarë botën për trashëgiminë e saj kulturore, peizazhet mahnitëse dhe gastronomisë e pasur, një aspekt tjetër i jetës italiane ka tërhequr vëmendjen e studiuesve: sjellja në timon. Një sondazh i fundit global i realizuar nga platforma e marrjes me qira të automjeteve Discovercars.com e ka renditur Italinë si vendin me shoferët më agresivë në botë. Rreth 23% e të anketuarve pohuan se kanë hasur sjellje të rrezikshme dhe të papërgjegjshme gjatë qarkullimit në rrugët italiane.
Mbretëria e Bashkuar renditet e dyta me 11%, pasuar nga Franca dhe Australia me nga 5%, si dhe Spanja dhe Turqia me nga 4%. Ndërkaq, mosdhënia e sinjalit në kthesa rezultoi si shqetësimi kryesor për shoferët globalisht, me 56% të votave, e ndjekur nga ngarja me shpejtësi të tepruar me 46% dhe qarkullimi i ngadaltë në korsinë e parakalimit me 43%.
Rezultate po aq të dobëta italianët shënuan edhe në sondazhin e kompanisë Remitly mbi mirësjellien e përgjithshme, ku u renditën të 24-t nga 25 vende të përfshira në studim. Në krye të kësaj renditjeje qëndron Japonia, e ndjekur nga Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Leave a Reply