Sherri mes të dënuarve në burgun e Fierit/ Kërkohet largimi nga detyra i 6 efektivëve dhe pezullimi i 2 të tjerëve, Komisioni i Disiplinës vendos sot

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka mbledhur Komisionin e Disiplinës për të shqyrtuar ngjarjen e rëndë të regjistruar brenda ambienteve të burgut të Fierit. Në fokus të kësaj mbledhjeje janë masat disiplinore të propozuara nga vetë institucioni i vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar largimin nga detyra të gjashtë efektivëve, ndërsa për dy të tjerë është sugjeruar pezullimi i përkohshëm. Edhe të burgosurit e përfshirë në konflikt do të përballen me pasoja, pasi ndaj tyre është propozuar një masë shtesë disiplinore me kohëzgjatje tre mujore.

Paralelisht me procedurat administrative, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes. Investigimi synon të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një përplasje spontane apo për një ngjarje të planifikuar dhe të porositur paraprakisht. Në kuadër të procedimit penal, hetuesit kanë marrë në pyetje Denis Bajrin, i cili ka dhënë dëshminë e tij. Sipas tij, dy të burgosurit Gjini dhe Zoto e kanë thirrur fillimisht dhe më pas e kanë sulmuar me objekte prerëse të improvizuara. Hetimi është ende në vazhdim.

Kursi i këmbimit

auto
USD80.58 L
EUR93.01 L
Përditësuar: 12.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Youri Tielemans u transferua në Manchester United për 35 milionë paund.

• Pep Chavarria nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Chelsea për 16 milionë paund.

• Aston Villa po merr pjesë në Super Cup për herën e parë që nga viti 1982.
Përditësuar: 12.08.2026

Sot në histori

auto

2016 – Lufta civile siriane: Forcat Demokratike Siriane (SDF) zaptojnë qytetin e Manbixhit nga Shteti Islamik i Irakut dhe i Levantit (ISIL).

2000 – Nëndetësja ruse Kursk shpërthen dhe fundoset në detin Barents gjatë një ushtrime ushtarake, duke vdekur të gjithë 118 anëtarët e ekuipazhit të saj.

Video e ditës

auto
Tërmeti lë në gërmadha qytetet kolumbiane, ndërsa Valle del Cauca numëron të vdekur
Përditësuar: 12.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: St. Mary’s School (Raleigh, N.C.) · St. Mary’s Muse [September 1914-May 1915]

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading