Rrezikonin të mbyteshin në det/ Shpëtohen 2 pushues në Velipojë

Dy persona shpëtuan nga mbytja në det në plazhin e Velipojës, pas ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të Policisë Kufitare të Shkodrës. Ngjarja ndodhi gjatë operacioneve të monitorimit të vijës bregdetare, që Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër kryen me dronë dhe mjete lundruese me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit veror.

Gjatë patrullimit rutinor, punonjësit e policisë vunë re dy shtetas që ndodheshin në situatë kritike dhe rrezikonin të mbyteshin. Reagimi ishte i menjëhershëm: ekipet e Policisë Kufitare u nisën me mjete lundruese Jet Ski dhe arritën t’i nxirrnin të dy personat në siguri pa lëndime të raportuara.

Të shpëtuarit u identifikuan si M. P., 67 vjeç, me banim në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë.

Policia Kufitare thekson se monitorimi i vijës bregdetare vazhdon me intensitet të plotë dhe njësitë janë në gatishmëri të vazhdueshme për çdo situatë emergjente. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast rreziku ose vërejtjes së situatave të dyshimta në det, të kontaktojnë menjëherë numrin pa pagesë 112.

Kursi i këmbimit

auto
USD80.58 L
EUR93.01 L
Përditësuar: 12.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Youri Tielemans u transferua në Manchester United për 35 milionë paund.

• Pep Chavarria nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Chelsea për 16 milionë paund.

• Aston Villa po merr pjesë në Super Cup për herën e parë që nga viti 1982.
Përditësuar: 12.08.2026

Sot në histori

auto

2016 – Lufta civile siriane: Forcat Demokratike Siriane (SDF) zaptojnë qytetin e Manbixhit nga Shteti Islamik i Irakut dhe i Levantit (ISIL).

2000 – Nëndetësja ruse Kursk shpërthen dhe fundoset në detin Barents gjatë një ushtrime ushtarake, duke vdekur të gjithë 118 anëtarët e ekuipazhit të saj.

Video e ditës

auto
Tërmeti lë në gërmadha qytetet kolumbiane, ndërsa Valle del Cauca numëron të vdekur
Përditësuar: 12.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: St. Mary’s School (Raleigh, N.C.) · St. Mary’s Muse [September 1914-May 1915]

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading