Të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës, Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Kosovës konfirmojnë një tendencë të qëndrueshme: ekonomia kosovare po importon mallra me ritëm gjithnjë e në rritje, ndërsa eksportet mbeten dukshëm prapa.
Brenda rreth pesë vjetësh e gjysmë, nga fillimi i vitit 2021 deri në maj të vitit 2026, vlera totale e importeve ka kaluar shifrën prej 32 miliardë eurosh. Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2026, importet arritën në 2.92 miliardë euro, rreth 150 milionë euro më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Viti 2025 shënoi rekordin historik, me importet që kaluan për herë të parë pragun e 7 miliardë eurove. Paralel me këtë, deficiti tregtar u ngjit në rreth 6.1 miliardë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Praktikisht, për çdo euro të fituar nga eksportet, ekonomia shpenzoi rreth 7.5 euro për mallra të huaja.
Gjermania, Kina dhe Turqia mbeten furnizuesit kryesorë, duke mbuluar bashkërisht pothuajse 39 për qind të importeve totale. Edhe brenda CEFTA-s, Kosova vazhdon të regjistrojë deficit tregtar, me importet që tejkalojnë eksportet në çdo muaj të periudhës së analizuar. Ekonomistët e lidhin këtë tendencë me zgjerimin e kons

Leave a Reply