Të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit tregojnë se deri në fund të qershorit 2026, numri i shtetasve të huaj me leje qëndrimi të vlefshme në Shqipëri ka arritur në 38,712 persona. Ky shifër shënon një prani të konsiderueshme të huajve në vend, ku mbi gjysma e tyre janë të lidhur drejtpërdrejt me tregun e punës.
Shtetasit e Kosovës zënë vendin e parë sipas shtetësisë me 7,302 leje, duke përfaqësuar rreth 19 për qind të totalit. Pas tyre renditen italianët me 4,332 leje, indianët me 3,882, filipinasit me 3,638 dhe egjiptianët me 3,441 leje qëndrimi.
Punësimi mbetet motivi kryesor i qëndrimit, me 22,693 leje të lëshuara për punëmarrës dhe të vetëpunësuar, çka përbën 59 për qind të totalit. Filipinasit, indianët dhe egjiptianët dominojnë këtë kategori, me gjithsej 10,258 leje pune, ose rreth gjysmën e të gjithë të punësuarve të huaj.
Bashkimi familjar renditet i dyti si arsye qëndrimi me 7,124 leje aktive, ku kosovarët zënë 42 për qind të kësaj kategorie. Lejet për studime numërojnë 1,261, të kryesuara nga italianët dhe indianët, ndërsa për motiv humanitar, iranianët regjistrojnë numrin më të lartë me 2,440 leje.

Leave a Reply