Në restorante shfaqet “venue fee”; Klientët po paguajnë më shumë pa e kuptuar

Një fenomen gjithnjë e më i përhapur në Shtetet e Bashkuara po ngjall shqetësim në rradhët e konsumatorëve: shtimi i tarifave të fshehura në faturat e restoranteve, të njohura si “venue fee” ose tarifë ambienti. Bëhet fjalë për pagesa shtesë që klientët shpesh i zbulojnë vetëm pasi marrin llogarinë, pa qenë të njoftuar paraprakisht.

Rasti që ndezi debatin publik ndodhi në një restorant të Tampës, Florida, ku një kliente gjeti në faturë një tarifë prej 3% që nuk figuronte askund në menu. Stafi i lokalit pohoi se praktika po bëhet gjithnjë e më e zakonshme si mjet për të përballuar kostot operative në rritje, duke përfshirë qiranë, sigurimet dhe shpenzimet e mirëmbajtjes.

Si reagim ndaj kësaj situate, Florida ka miratuar një ligj që detyron restorantet të shfaqin qartë çdo tarifë shtesë në menu, në faqet e internetit dhe në faturë. Shembullin po e ndjekin edhe shtete të tjera si Kalifornia, Illinois dhe New York, duke ndërhyrë me masa ligjore kundër të ashtuquajturave “junk fees”. Qëllimi është garantimi i transparencës së plotë të çmimeve, duke u dhënë konsumatorëve mundësinë të dinë saktësisht sa do të paguajnë përpara se të ulen në tavolinë.

Kursi i këmbimit

auto
USD80.86 L
EUR93.19 L
Përditësuar: 07.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Presidenti i Fifës Gianni Infantino përpiqet të kthehet në normalitet pas dështimit të planit të investimit privat në Kupën e Botës.

• Manchester City refuzoi ofertën prej 38 milionë paundesh nga Barcelona për Rodrin dhe vazhdon negociatat për mesfushorin e Lille-s Ayyoub Bouaddin.

• Vinicius Jr zgjodhi të qëndrojë në Real Madrid në vend që të transferohej në Premier League.
Përditësuar: 07.08.2026

Sot në histori

auto

1987 – Lufta e Ftohtë: Lynne Cox bëhet personi i parë që noton nga Shtetet e Bashkuara në Bashkimin Sovjetik, duke kaluar Ngushticën e Beringut nga Ishulli i Vogël të Diomedes në Alaske në Diomedes-in e Madhe në Bashkimin Sovjetik.

1947 – Platforma e balsit të Thor Heyerdahlit, Kon-Tiki, përplaset në arrecifet e Raroias në Ishujt Tuamotu pas një udhëtimi 101-ditësh, 7,000 kilometrash (4,300 milje) përgjatë Oqeanit Paqësor në një përpjekje për të provuar se popullsit e para-historikë mund të kishin udhëtuar nga Amerika e Jugut.

Video e ditës

auto
Berlini zbulon stolin ylber për viktimat e sulmit të Krenarisë
Përditësuar: 07.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Moramaso · Zwischen den Geröllen der alten Burg wächst der Wald empor.

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading