MABCO Constructions SA ka njoftuar se do të aktivizojë mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e investimit të saj në Aeroportin e Vlorës, pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nisi procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit. Kompania zvicerane kundërshton pretendimet e autoriteteve shqiptare dhe pohon se ka bërë çdo përpjekje për të shmangur arbitrazhin ndërkombëtar, megjithatë e konsideron të shteruar komunikimin me institucionet vendase.
Sipas deklaratës së MABCO-s, kompania zotëron 98 për qind të kuotave në shoqërinë koncesionare Vlora International Airport dhe pretendon se është mbajtur jashtë kantierit për gati një vit, duke nisur nga 18 maji 2024. Kompania thotë se i ka dërguar ministrisë mbi 90 shkresa dhe ka siguruar Dublin Airport Authority si operator ndërkombëtar, duke pretenduar se MIE ishte njoftuar për këtë proces.
Ministria ka mbajtur qëndrimin se mosmarrëveshja ndërmjet ortakëve është çështje private dhe nuk justifikon moszbatimin e detyrimeve kontraktore. Ministri Karakaçi kishte deklaruar se shteti do të mbrojë interesin publik përmes instrumenteve ligjore në dispozicion. Zhvillimet e fundit e zhvendosin konfliktin mbi aeroportin e Vlorës drejt një përballet të mundshme juridike ndërkombëtare.

Leave a Reply