Flota e automjeteve në Shqipëri mbetet ndër më të vjetrat në kontinent, pavarësisht shenjave të një ndryshimi gradual drejt mjeteve më moderne dhe më pak ndotëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, rreth 43% e autoveturave në vend kanë mbi 20 vjet nga prodhimi, duke e vendosur Shqipërinë në vendin e dytë në Europë pas Gjeorgjisë. Gjithsej, afërsisht 91% e flotës është mbi 10 vjeçare, një raport shumë më i lartë krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku kjo peshë qëndron nën 40%. Mjetet e reja mbeten një pjesë simbolike e qarkullimit, me vetëm 1.4% të autoveturave deri në dy vjet të vjetra.
Nafta vazhdon të dominojë, duke zënë 72.1% të flotës totale në vitin 2025, ndërsa mjetet elektrike përfaqësonin vetëm 3.1% të importeve në vitin 2024. Megjithatë, tendenca po ndryshon. Në dy muajt e parë të vitit 2026, automjetet elektrike zunë 12% të regjistrimeve të reja. Ndërkaq, nga janari deri në tetor 2025, rreth 42.4% e autoveturave me kilometrazh zero ishin plotësisht elektrike, me rritje prej 62% krahasuar me një vit më parë. Ekspertët vërejnë se rinovimi i ngadaltë i flotës vazhdon të ketë pasoja të drejtpërdrejta në ndotjen e ajrit dhe sigurinë rrugore.

Leave a Reply