Portofoli i mikrokredisë pësoi për herë të parë rënie vitin e kaluar

Portofoli i mikrokredisë në Shqipëri shënoi vitin e kaluar rënien e parë pas rreth një dekade rritjeje të pandërprerë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera totale e huave të disbursura nga institucionet e licencuara për mikrokredi zbriti në 23 miliardë lekë në fund të vitit 2025, duke shënuar një tkurrje prej 4.6%, ose rreth 1.1 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë.

Ekspertët e sektorit e lidhin këtë prirje kryesisht me shtrëngimin rregullator të ndërmarrë nga Banka Qendrore gjatë viteve të fundit. Një rol kyç luajti skandali që preku institucionet financiare jobanka Micro Credit Albania dhe Final, të cilat u bënë objekt i një çështjeje penale për shkelje në procesin e mbledhjes së kredive të këqija, duke dëmtuar imazhin e gjithë sektorit.

Në përgjigje, autoriteti monetar vendosi masa të reja që hynë në fuqi në fillim të vitit 2025, duke përfshirë kufizimin në dy kredi të njëkohshme për të njëjtin huamarrës dhe vendosjen e një tavani prej 60% për raportin e shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave. Gjithashtu, norma maksimale efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë ka shënuar ulje të ndjeshme, duke arritur në 51.37%, nga 171.41% që ishte në vitin 2022.

Kursi i këmbimit

auto
USD80.70 L
EUR93.13 L
Përditësuar: 05.08.2026 · Burimi: Banka e Shqipërisë

Sport

auto
• Newcastle United e emëroi Matthias Jaissle, 38 vjeç, si trajner i ri për të zëvendësuar Eddie Howe.

• Jos Buttler është bërë shënuesi më i lartë i pikëve në kriketin T20 për meshkuj.

• Real Madrid i ofroi Vinicius Jr një kontratë të përmirësuar për ta mbajtur brazilianin në Bernabeu.
Përditësuar: 05.08.2026

Sot në histori

auto

1945 – Lufta e Dytë Botërore: Hiroshima në Japonë shkatërrohet kur boma atomike “Little Boy” hidhet nga avioni amerikan B-29 Enola Gay. Rreth 70,000 persona vdesin menjëherë, dhe dhjetëra mijëra të tjera vdesin në vitet në vijim nga djegiet dhe helmimi nga rrezatimi.

1914 – Lufta e Parë Botërore: Fushatën e nëndetëseve: Dy ditë pasi Mbretëria e Bashkuar i kishte shpallur luftën Gjermanisë për shkak të invazionit gjerman të Belgjikës, dhjetë nëndetëse gjermane largohen nga baza e tyre në Heligoland për të sulmuar anijen e luftës të Marinës Mbretërore në Detin e Veriut.

Video e ditës

auto
Zjarret janë ndezur pas sulmit me raketa ruse dhe dron në Kiev
Përditësuar: 05.08.2026 · Burimi: Euronews No Comment

Foto e ditës

auto
Autori: Ifteebd10 · Entrance to Brothers Union Limited football club, Gopibag, Dhaka

Leave a Reply

Discover more from

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading